Wenger: Do ta sulmojmë PSG
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka paralajmëruar se skuadra e tij do të aplikojë lojë sulmuese në sfidën e sotme ndaj Paris Saint-Germain në kuadër të Ligës së kampionëve.
Dy skuadrat e njohura evropiane takohen sonte me fillim nga ora 20:45 për të zhvilluar ndeshjen kryesore të mbrëmjes në garën më prestigjioze evropiane të futbollit.
“Parisi është vendi im. Ndeshja kundër Paris Saint-Germain është një test i mirë për ne, pasi ky është një klub që është mbi të tjerët në Francë”, deklaroi Wenger.
“Ne do të luajmë lojën tonë dhe të do të kërkojmë të sulmojmë. PSG janë të fortë në mesfushë, por ne do të përpiqemi t’i ndalim ata”, përfundoi francezi. /Periskopi.com



