Wenger e cilëson Walcottin sulmues

Wenger e cilëson Walcottin sulmues

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se anglezi Theo Walcott është një sulmues, ndërsa ka theksuar se do ta përdorë shumë shpesh si sulmues kryesor.

Walcott shumicën e karrierës së tij në Arsenal ka luajtur si anësor i djathtë, transmeton Koha.net. Përkundër që 27 vjeçari ka thënë se është më i mirë jashtë zonës së rreptësisë, Wenger beson se ai është një sulmues i mirë dhe ditët e tij si anësor kanë përfunduar.

“Besoj se Walcott i ka të gjitha cilësitë për të qenë një sulmues i madh. Ai ka kualitetin e vrapimit, është inteligjent, dhe përfundues i mirë. Ai nuk është një mbrojtës i mirë, prandaj nëse i përdor vrapimet e tij për të finalizuar rastet do të ishte shumë produktive për ne. Si anësor sot kërkohet shumë punë defanzive, dhe kur e vendosim aty ai humb shumë kualitete”, ka thënë Wenger, raporton Goal.

Dhe përkundër Walcott shënoi 5 gola në sezonin e kaluar, Wenger e ka përkrahur atë që të jetë në një nivel më të lartë.

Shpërndaje në: