Wenger i kënaqur me golat e Perez

Wenger i kënaqur me golat e Perez

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është shprehur i kënaqur me transferin e ri, Lucas Perez, i cili mbrëmë shënoi dy gola në sfidën ndaj Nottingham Forest në kuadër të Kupës EFL.

Londinezët triumfuan si mysafir me rezultat 0:4, duke avancuar tutje në raundin 1/8.

“Te goli i dytë tregoi cilësi teknike dhe dëshirë për të shënuar. Ai poashtu tregoi vendosmëri dhe shpirt luftarak”, tha trajneri francez.

“Më pëlqeu edhe goli i dytë dhe jam shumë i kënaqur për këtë”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: