Wenger: Jan Oblak na mohoi finalen (Video)

Wenger: Jan Oblak na mohoi finalen (Video)

Arsene Wenger ka thënë se Arsenali mund ta kryente punën e finalistit sonte, por Jan Oblak bëri shumë pritje gjatë këtij takimi

Arsenali nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 me Atleticon në ‘Emirates’ pavarësisht se spanjollë luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 10-të.

“Mendoj se do të ishim kualifikuar sot por nuk ndodhi. Portieri i tyre bëri shumë pritje. Ata kanë kualitet përpara në sulm dhe nëse gabon ata e shfrytëzojnë atë,” ka thënë tekniku francez pas ndeshjes.

”Ne e dimë se mund të shënojmë kudo. Të fokusohemi në atë. Çfarë ka rëndësi është me kemi besimin e plotë që do të shkojmë në finale”. /Periskopi/

Shpërndaje në: