Wenger: Karriera ime nuk është mbyllur
Pasi është larguar nga Arsenal, e ardhmja e Arsene Wenger, mbetet ende për t’u përcaktuar.
“Eshtë një pyetje të cilës mund t’i përgjigjem pas 15 ditësh, – ka shpjeguar ish-trajneri i “topçinjve”. – Kam ende dëshirë të jem trajner dhe të merrem me këtë profesion.”
“Çfarë do të ndikojë në të ardhmen time? Ajo që do të ndjej në momentin e ofertave, – vazhdoi “Profesori” nga Franca, – Më mungon që tani të qenit trajner dhe mendoj se nuk mund të jetoj pa këtë adrenalinë, pa mundësinë për të vendosur një ndeshje futbolli.”
Më pas Wenger shtoi: “Mendoj se nuk ka ndjesi dhe emocione më të bukura se ajo që të dhuron një ndeshje futbolli. Kjo vjen për tifozët, por edhe për ne trajnerët.”



