Wenger: Në këtë muaj do ta kemi më së vështiri

Wenger: Në këtë muaj do ta kemi më së vështiri

Francezi thotë se ‘topçinjtë’ i presin disa sfida shumë të vështira në muajin nëntor.

“E dimë se kemi ndeshje të vështira në nëntor, prandaj në fund të nëntorit do të dimë më shumë për veten tonë. Dëshira është dhe mentaliteti është fantastik, jemi të bashkuar dhe kualiteti është aty gjithashtu, kemi përbërje fantastike por duhet të tregojmë këtë çdo javë”, është shprehur Wenger.

Vlen të ceket se në nëntor Arsenali takohet me Tottenham Hotspur, Paris Saint-Germain dhe Manchester United. /Periskopi.com

Shpërndaje në: