Wenger me një lajm të madh për Sanchezin dhe Ozilin

Wenger me një lajm të madh për Sanchezin dhe Ozilin

Arsene Wenger, ka përjashtuar mundësinë që Sanchez dhe Ozil nuk do të shiten në afatin e janarit.

Ai tha, që dy lojtarët do të largohen nga Arsenali vetëm nëse ndodh ndonjë e pabesueshme.

I pyetur për të ardhmën e lojtarëve, ai ka thënë: “Nuk jam vetëm unë që vendosi, edhe ata vendosin për vetën e tyre” pas kësaj francezi tha se a e përjashton mundësinë që Ozil dhe Sanchez të largohen në gjysmën e sezonit, ai është përgjigjur: “Po, definitivisht e perjashtoj mundësinë që ata (Ozil dhe Sanchez) të largon në janar, për sa janë këtu ata do të japin gjithçka për ekipin”, transmeton Periskopi.

Të dy lojtarëve i përfundon kontrata në verën e ardhshme, Sanchez ishte afër me një kalim te Manchester City. Ndërsa, Ozil edhe më tej lidhet me një kalim tek gjigandi katalunas, Barcelona. /Periskopi

Shpërndaje në: