Wenger: Nuk e dija se Xhaka godet kështu

Wenger: Nuk e dija se Xhaka godet kështu

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është shprehur i habitur nga goditjet e Granit Xhakës, të cilët në dy ndeshjet e fundit kanë përfunduar me supergola.

Kosovari shënoi dy gola në dy ndeshjet e fundit për londienzët, fillimisht kundër Hull City në Premier Ligë dhe të dytën ndaj Nottingham Forest në kuadër të Kupës së Ligës.

“Sinqerisht nuk e kam ditur që Xhaka gjuan kështu”, deklaroi francezi.

“E kam ditur që ai ka goditje të mira, por jo të këtij niveli. Ndoshta pë shkak se në edicionin e kaluar ai ka luajtur më prapa te Monchengladbach”, shtoi trajneri i njohur. /Periskopi.com

Shpërndaje në: