Wenger: Perez e Mustafi 99 për qind te Arsenali

Wenger: Perez e Mustafi 99 për qind te Arsenali

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se klubi është shumë afër transferimit të dyshes së La Ligas, Lucas Perez dhe Shkodran Mustafi.

Francezi thotë se këto dy transferime do të ndodhin 99 për qind.

“Ne jemi duke punuar për këto marrëveshje”, deklaroi Wenger.

“A do të nënshkruajnë para se të mbyllet dritarja? Jam 99 për qind i sigurtë”.

Raportohet se marrëveshja për dy lojtarët në fjalë tashmë është arritur, madje thuhet se ata do të kryejnë sot testet mjekësore te skuadra londineze. /Periskopi.com

Shpërndaje në: