Wenger përshëndetet nga ‘Emirates’ me fitore bindëse (Video)
Arsenali mposhti me rezultat 5:0 Burnelyn në kuadër të Premier League
Arsene Wenger drejtoi Arsenalin për herë të fundit në ‘Emirates’ pasi në fund të sezonit do të largohet nga klubi londinez, transmeton Periskopi.
Skuadra e teknikut francez fitoi 5:0 me golat të shënuar nga, Aubameyang 14′,75′, Lacazette 45′, Kolasinac 54′, Iwobi 64′.
‘Topxhinjtë’ pas kësaj fitore vazhdojnë të mbesin në pozitën e gjashtë tani me 60 pikë, derisa Burnley është në vendin e shtatë me 54 pikë. /Periskopi/




