Wenger: Sanchez nuk është si Messi e Ronaldo

Wenger: Sanchez nuk është si Messi e Ronaldo

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se ylli i skuadrës së tij, Alexis Sanchez nuk i ka të njëjtat ambicie sikurse Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Dy superyjet e futbollit botëror, që kanë dominuar në vitet e fundit, kanë ambicie tejet të lartë sipas trajnerit francez.

“Ky është synimi që duhet të ketë ai. Ronaldo dhe Messi kanë qenë shumë konsistentë në vitet e fundit dhe kjo flet për ta”, deklaroi francezi.

“Unë shpresoj që Alexis mund ta bëjë këtë. Ai është ambicioz dhe dëshiron të fitojë çdo ndeshje. Por, është mirë që ai të ketë atë lloj ambicie që e bënë të jetë më i miri”.

Sanchez deklaroi dje se nuk ndihet inferior ndaj Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo. /Periskopi.com

Shpërndaje në: