Wenger shokon të gjithë, kthen në skuadër këtë superyll?
Cesc Fabregas ishte pjesë e Arsenalit nga viti 2004 deri 2011, ku edhe bëri emrin si një mesfushor i klasit botëror, ai ishte edhe kapiten i skuadrës londineze për një sezon. Wenger mendon të bëjë ofertë për të në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori spanjoll ka dalur nga akademia e famshme e Barcelonës La Masia.
Fabregas në këtë sezon ka humbur vendin e titullarit në formacionin e Antonio Contes, pasi ai preferon dyshen Kante-Matic.
29-vjeçari për Arsenalin kishte 57 gola në 303 paraqitje sa ishte pjesë e tyre. /Periskopi/



