Wenger shpërthen ndaj trajnerëve rivalë

Wenger shpërthen ndaj trajnerëve rivalë

Trajneri i Arsenalit në fillim të sezonit kishte deklaruar se ishte i entuziazmuar nga fakti se do të përballej me disa prej trajnerëve më të mirë në botë. Por sipas tij, asnjë prej tyre nuk ka arritur të prodhojë ndeshjet e paharrueshme për kampionatin anglez.

“Jemi në mes të një kampionati ku konkurrojnë trajnerët më të mirë në botë dhe ka qenë zhgënjyes në çdo këndvështrim të mundshëm. Mendohej se do të ishte një vit i jashtëzakonshëm, por nuk kemi arritur të prodhojmë ndeshjet për të cilat njihet futbolli anglez.

Një sezon në Angli shquhet gjithmonë për 2-3 ndeshje të shkëlqyera, që janë absolutisht spektakolare dhe deri tani ne nuk kemi dhuruar asnjë të tillë”, tha tekniku francez i “topçinjve”.

Shpërndaje në: