Wenger i shuan shpresat tifozëve të Arsenalit për top-sulmuesin (Foto)

Wenger i shuan shpresat tifozëve të Arsenalit për top-sulmuesin (Foto)

Menaxheri i Arsenalit ka pohuar se Topçinjtë nuk kanë bërë ofertë për Kylian Mbappe, pasi ai mendon se francezi do të qëndrojë edhe për një vit në Ligue 1.

“Duket ashtu”, tha Wenger për reporterët kur u pyet nëse Mbappe do të qëndrojë në Monaco, transmeton Periskopi.

Raportet në Spanjë pohuan se Arsenali kishte bërë ofertë prej 123 milionë funtave për Mbappen, por Wenger e mohoi këtë. /Periskopi

Shpërndaje në: