Wenger të vazhdojë si menaxher i Arsenalit?
Shefi i Arsenalit, Dick Law, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se bordi dhe tifozët janë pas Arsene Wengerit.
“Ai ka një përkrahje të fortë nga bordi dhe fansat”.
“Tani duhet ta shohim se kritikat më të mëdha ai i bën për vete. Ai dëshiron të fitojë. Ai vuan kur nuk fiton”.
“Tani rezultatet janë të mira. Ndeshja ndaj Manchester United ka qenë vendimtare”, ka thënë Law.



