Wenger tregon pse nuk po e aktivizon Xhakën

Wenger tregon pse nuk po e aktivizon Xhakën

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është pyetur në një konferencë për media, për mos-përfshirjen në formacionin bazë të Granit Xhakës në ndeshjen e mesjavës ndaj Paris Saint-Germain.

Francezi thotë se këtë e ka bërë për shkak se dyshja Coquelin-Cazorla janë përshtatur mirë si partnerë në mesfushë, por premton se Xhaka do të luajë në ndeshje tjera dhe shton se ai ka një ndikim të madh si lojtar.

“Nuk ka të bëjë me cilësi të tij në këtë moment, ai përshtatet me ritmin e lojës angleze”, deklaroi Wenger.

“Coquelin dhe Cazorla kanë punuar mirë së bashku. Por, Xhaka do të luajë lojëra. Çdo javë ai është më i fortë dhe më i mirë, dhe ai do të ketë një ndikim të madh si një lojtar”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: