Wenger zbulon të vërtetën rreth largimit të Shkodran Mustafit

Wenger zbulon të vërtetën rreth largimit të Shkodran Mustafit

Arsene Wenger ka bërë të ditur se në asnjë moment nuk kishte menduar që ta largonte nga Arsenali mbrojtësin shqiptar

Shkodran Mustafi është në qendër të kritikave nga tifozët e Arsenalit, ndërsa Wenger ka zbuluar se asnjëherë nuk ka menduar që ta largojë nga skuadra, transmeton Periskopi.

“Ai asnjëherë nuk ishte afër largimit nga Arsenal,” ka thënë tekniku francez.

“Ai është mbrojtës i ri i cili ka pasur formë edhe të mirë edhe të keqe. Por, unë i besoj kualiteteve të tij.

“Ai nuk është një njeri i cili fshihet nga përgjegjësia, kështu që përgjithësisht ai do të jetë një mbrojtës premtues për të ardhmen. Përvoja ndihmon shumë,”./Periskopi/

Shpërndaje në: