Wengeri ka dy fjalë për Chelsea
Arsene Wenger nuk beson se Chelsea ka fuqinë për ta përsëritur suksesin e edicionit të fundit.
Arsenal dhe Chelsea do të takohen nesër (e diel) në finalen e Superkupës së Anglisë.
Trajneri francez në konferencën për shtyp, ka folur edhe për sezonin e ri në Premierligë që nis të premten e ardhshme.
“Chelsea, sigurisht se edhe këtë vit do të luftojë për titullin e kampionit, por nuk besoj se do të bëjnë pikë si në sezonin e kaluar pasi që disa ekipe janë më të forta dhe do të marrin pikë prej tyre”, ka thënë Wenger.



