West Ham ia bën ‘gati’ shkarkimin Mourinhos (Video)
West Ham United ka thelluar krizën e United, teksa e ka mposhtur me rezultat 3:1, në kuadër të javës së shtatë në Premier League.
‘Djajtë’ nuk u mbajtën shumë pasi në minutën e 5′ Felipe Anderson me një gol të bukur zhbllokoi ndeshjen. Pak para se të përfundonte pjesa e parë, ukrainasi Yarmolenko dyfishoi epërsinë e vendasve.
Në pjesën e dytë Mourinho reagoi me disa zëvëndësime dhe nëpërmjet Rashford ngushtuan diferencën. Por vetëm tre minuta pasi shënoi United, ekipi i Pellegrinit vulosi rezultatin 3:1 me golin e të rikthyerit Arnautovic.
‘Çekanët’ grumbullojnë 7 pikë dhe gjenden në pozitën e 12, kurse United ka 10 pikë dhe pozicionohet në të 8-tin.
Pas kësaj disfate pritet vendimi i bordit të United për fatin e Mourinhos./Periskopi/



