Wilder apo Fury? Jo, ky mund të jetë kundërshtari i rradhës i Anthony Joshua
Anthony Joshua mund të përballet me Jarrell Miller në New York gjatë muajit prill pasi bisedimet me Deontay Wilder mbi një ndeshje në Wembley u bllokuan përsëri.
Një përplasje e muajit prill me Millerin do të shihte Hearn(promotorin e ndeshjeve) dhe Joshuan, kampioni i IBF, WBA dhe WBO, të heqin dorë që ndeshja të zhvillohet në Wembley dhe ajo të zhvendoset në qytetin e lindjes së boksierit amerikan, New York, transmeton Periskopi.
Miller, i cili do luftojë me Tomasz Adamek në Çikago të shtunën, aktualisht renditet numri 2 në WBA dhe mban një rekord prej 21 fitore dhe një barazimi. Ai është përmendur si një kundërshtar i ardhshëm i Joshuas që kur në muajin korrik, boskeri britanik dhe Povetkin kishin një konferencë për shtyp.

Por nuk hidhet poshtë mundësia që të ndeshet me një boksier, i quajtur Dillian Whyte, i cili mbetet opsion i parë për promotorin e ndeshjeve të Joshuas, Hearn.
”Nuk duhet të jetë Whyte nëse nuk është Wilder, por Whyte është një alternativë e mirë për ne. Mund të jetë edhe Miller në New York. Kjo do të ishte një luftë e madhe”, u shpreh Hearn.
”Plani ynë është që ndeshja të zhvillohet me 13 prill në Wembley, por nuk do jetë Wilder. Ne do ndesheshim në Wembley me Whyte, por nëse do të ishte Miller do të ishte një kohë e ngjashme (në prill) dhe ndeshja do zhvillohet në New York. Milleri mund të shesë gjitha biletat dhe më besoni se ai është një boksier i madh”.
Deri në konfirmimet tjera, kundërshtari i rradhës i Joshuas mbetet enigmatikë./Periskopi/



