Wilder e Fury kapen keq në rrjetet sociale: Bëhu pak më i famshëm së pari dhe më pas të jap një rast tjetër

Wilder e Fury kapen keq në rrjetet sociale: Bëhu pak më i famshëm së pari dhe më pas të jap një rast tjetër

Deontay Wilder dhe Tyson Fury kanë filluar të zihen përmes llogarive të tyre në rrjetin social Twitter, pasi u bë i ditur lajmi se rimeçi mes tyre është anuluar.

Meçi mes Wilder dhe Fury në dhjetor mbaroi pa fitues, me barazim, dhe dyshja ishte në bisedime për një rimeç. Por, presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman, tha dje se e ka marrë një konfirmim nga Fury se ai do të kërkojë meç me një tjetër boksier.

Pas këtij lajmi, Wilder e përdori llogarinë e tij në Twitter për t’iu përgjigjur një “tweet”-i të 30-vjeçarit, të cilën Fury e kishte postuar disa ditë më parë.

“Do të ndeshem me këdo në botën e boksit. Mos i përdor politikat e boksit si arsyetim për të mos më sfiduar mua”, kishte shkruar Fury.

Këtij postimi, dje më 22 shkurt, iu përgjigj Wilder.

“Ti gomar i keq. E dimë se e ke thënë këtë vetëm sepse e dije që nuk do të ndeshesh me mua. Ti ke kërkuar ta bësh një meç për t’u nxehur së pari. Nuk të fajësoj, ndoshta edhe unë do ta bëja këtë nëse do ta kisha parë trurin tim të shpërndarë nëpër tokë”, ia ka kthyer Wilder.

Siç shihet, refuzimi i Furyt për t’u ndeshur me Wilderin së shpejti ka bërë që rivaliteti mes tyre të bëhet edhe më i zjarrtë. Së fundi, edhe Fury i është përgjigjur edhe një herë Wilderit.

“Bëhu pak më i famshëm në Amerikë së pari, fëmijë. Pastaj do të ta jap një rast tjetër. Unë tashmë të kam mposhtur dhe bota e di këtë gjë, po ashtu edhe ti. Sa keq për ty që një boksier anglez e ka pushtuar SHBA-së”, ia ka kthyer Fury.

 

Shpërndaje në: