Wilder vs Fury, mësoni kohën e saktë se kur do të fillojë ndeshja
Deontay Wilder kundër Tyson Fury, kampioni i WBC amerikan kundër kampionit britanik, në një përplasje të peshave të rënda.
Të dy boksierët do hynë në ring si të pamposhtur nga 67 ndeshjet e tyre së bashku, derisa pritet të ketë miliona shikues për këtë ndeshje të madhe, transmeton Periskopi.
Gjithsesi, kjo ndeshje është e parashikuar të ndodhë më 1 dhjetor, por kjo vlen vetëm për shikuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas kohës tonë lokale, përplasja e shumëpritur do nisë më 2 dhjetor në orën 6 të mëngjesit, një kohë mjaft e papërshtatshme por kjo ndeshje assesi nuk duhet të humbet. /Periskopi/



