Willy Sangol kthehet te Bayern Munchen me një rol të ri
Francezi Willy Sagnol mund të bëhet ndihmësi i trajnerit Carlo Ancelotti te Bayern Munchen. Tekniku italian ka nevojë për një ndihmës dhe kandidatë përveç francezit Sangol janë edhe Michael Henke e Mark van Bommel.
Ish-mbrojtësi i Bayern dhe i kombëtares franceze ka theksuar se deri tani nuk ka folur me klubin bavarez për këtë çështje.
Sagnol megjithatë ka shtuar se nuk do ta refuzonte bashkëpunimin me një mjeshtër si Ancelotti, të cilin e njeh mirë.
Prestigjozja gjermane “Sport Bild” raporton se Henke dhe Van Bommel i janë ofruar si mundësi italianit, por ky i fundit nuk i sheh si alternativa bindëse.
Vendi bosh i asistentit u la bosh në fund të sezonit prej largimit të Hermann Gerlanad, tashmë shef akademie



