Wilshere do të bëhet trajner i Arsenalit
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Jack Wilshere do të marrë në të ardhmen drejtimin e skuadrës nga Emirates Stadium.
Edhe pse mesfushori në fjalë u huazua javë më parë te Bournemouth për një sezon, trajneri francez kishte deklaruar ditë më parë se e sheh atë duke e mbyllur karrierën te 13 herë kampioni i Premier Ligës.
“Sigurisht, një ditë ai do të ulet në ulësen time të menaxherit”, deklaroi Wenger.
“Ai ka një tru të vërtetë të futbollit dhe e kupton futbollin. Ai e kalon jetën e tij në futboll, është njeri i futbollit”, shtoi francezi. /Periskopi.com



