Wilson ”tmerroi” tifozët e United me festimin e pesë gishtave
Harry Wilson, i huazuar nga Liverpool te Derby County, shënoi mbrëmë në “Old Trafford” dhe festoi me 5 gishtat e dorës treguar tifozëve të Manchester United.
Festimi i referohet 5 titujve të Champions League të fituar nga Liverpool, kundrejt tre të ”Djajve të Kuq”.
Më herët, ky festim është bërë edhe nga Ferndando Torres në të njëjtin stadium.
Derby County në krye me Frank Lampard eliminoi United e Jose Mourinhos në Carabao Cup, pas ekzekutimit të penalltive./Periskopi/



