Witsel: Juventus ka dy futbollistë të klasit botëror
Ish anëtari i Benficas që një kohë është lidhur me një kalim te Zonja e Vjetër, por ende nuk e di se kur do të realizohet ky transfer. Ai mendon se Marchiso dhe Dybala janë më të mirët në skuadrën e drejtuar nga Allegri.
Witsel ka folur edhe për trajnerin italian të cilin e cilëson si një nga trajnerët më të mirë në botë.
“Unë nuk e di ende se kur tifozët italianë do të jenë në gjendje për të më parë mua në Juventus”, ka thënë Witsel për Mediaset Premium, nuk e di nesë do të jetë në janar apo verën e ardhshme”.
“Allegri është një trajner super, dhe dy lojtarët më të mirë në Juventus janë Dybala dhe Marchisio”, përfundoi mesfushori belg. /Periskopi.com/



