“Wizz Air’ realizon në prill fluturimin e parë nga aeroporti “Adem Jashari”
Driton Hyseni menaxher i planifikimit të fluturimeve dhe marketingut tha se fluturimet e “Ëizz Air” do të fillojnë nga 7 prilli i vitit 2017 dhe se kjo është një arritje shumë pozitive për ne.
Ai tha se “Wizz Air” është një nga kompanitë më të suksesshme në Evropë, dhe se ka përkrahjen e kompanisë “Limak”.
Ndërsa George Michalopoulos kryeshef komercial i “Wizz Air”, tha se si kompani kanë qenë në kërkim të një aeroporti siç është ai i Prishtinës. Ai tha se kompania “Wizz Air” është kompania më e madhe që ofron shërbime, ku në 12 muajt e fundit ka bartur rreth 22 milionë udhëtarë.
Michalopoulos tha se kjo kompani ajrore ka mbi 3 mijë të punësuar dhe shërben në Shkup e Podgoricë. Ai tha se beson që kjo do të ndikojë në rritje të turizmit. Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës së bashku me kompaninë ajrore “Wizz Air”.



