Xabi Alonso arrin marrëveshje për ta drejtuar gjigantin anglez

Xabi Alonso arrin marrëveshje për ta drejtuar gjigantin anglez

Trajneri spanjoll Xabi Alonso mund të rikthehet në mënyrë sensacionale te gjiganti anglez Liverpool.

Sipas raportimeve nga media spanjolle “OK Diario”, ai ka arritur tashmë një marrëveshje verbale me “Reds” për të marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni 2026/27.

Sipas raportit, marrëveshja parashikon një kontratë trevjeçare, por aktivizimi i saj varet shumë nga performanca e trajnerit aktual të Liverpoolit, Arne Slot.

Madje thuhet se kjo marrëveshje mund të anulohet nëse Slot arrin ta udhëheqë Liverpoolin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Kontaktet e para joformale mes palëve raportohet se kanë ndodhur në fund të muajit nëntor, në një periudhë kur Alonso po përballej me presion në klubin e tij aktual. Në atë kohë, drejtuesit e Liverpoolit nisën të shqyrtojnë mundësinë për ta rikthyer ish-mesfushorin e tyre në bankinë duke filluar nga vera e ardhshme.

Interesimi për Alonson nuk është diçka e re. Në verën e vitit 2024, ai ishte në radarët e Liverpoolit dhe Bayern Munichut pas suksesit të madh që arriti në Gjermani, kur fitoi titullin dhe kupën pa pësuar asnjë humbje në kampionat.

Megjithatë, në atë kohë 44-vjeçari vendosi të qëndrojë te klubi i tij dhe refuzoi ofertat e klubeve të mëdha. Tani mbetet të shihet nëse rikthimi i tij në Anfield do të realizohet në të ardhmen e afërt./Telegrafi/

Shpërndaje në: