Xabi Alonso i komenton ngjarjet e fundit te Reali: Jemi të gjithë së bashku
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka deklaruar para mediave se ndjen se ekziston një unitet i fortë brenda klubit, pavarësisht zërave të shumtë që po qarkullojnë rreth të ardhmes së tij. Pas vetëm dy fitoreve në shtatë ndeshjet e fundit në La Liga, tashmë ka spekulime se kush mund ta zëvendësojë atë në javët e ardhshme.
Humbja 2-0 ndaj Celta Vigos e ka futur Real Madridin në një krizë të thellë, dhe raportet e njëzëshme nga kryeqyteti spanjoll thonë se një tjetër humbje, këtë herë ndaj Manchester Cityt të mërkurën mbrëma, mund të çojë në shkarkimin e tij. Alonso, megjithatë, preferoi të injoronte të gjitha këto spekulime.
“Është një ditë e madhe, një mundësi për të vazhduar përpara. Do të kemi atmosferë tipike të natës së Champions League. Tifozët e dinë çfarë ndeshjeje na pret,” tha ai.
Gjatë konferencës, Alonso u pyet disa herë për marrëdhënien e tij me lojtarët, si po e përballon presionin dhe nëse e ndjen mbështetjen e klubit – nga brenda dhe nga lart.
“Fokusimi im është te ndeshja e nesërme, kjo është ajo që mund të kontrollojmë,” u përgjigj ai, dhe tha qartë “po” kur u pyet nëse kishte mbështetjen e plotë të zhveshtores. Për mbështetjen nga drejtuesit, ai theksoi: “Komunikimi është i vazhdueshëm, jemi të gjithë bashkë në këtë.”
“Kur je trajner i Real Madridit, je i përgatitur për çdo lloj situate. Unë jam i fokusuar vetëm te ndeshja e nesërme,” shtoi ai, kur u pyet për emrat që përmenden si pasues të mundshëm.
Alonso këmbënguli ta zhvendosë vëmendjen te sfida ndaj Cityt, duke theksuar se ai dhe stafi i tij kanë analizuar siç duhet humbjen ndaj Celtas.
“Jemi gati mendërisht për atë që na pret. Të gjithë besojmë se mund të fitojmë nesër. Duhet të luajmë me ritëm dhe intensitet të lartë – dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.”
“Pas ndeshjes me Celtan, si gjithmonë, kemi nxjerrë përfundimet tona. Tani i gjithë fokusi është te City dhe Champions League. Atmosfera do të jetë ndryshe.”
Trajneri bask theksoi se është i kënaqur me përpjekjen e lojtarëve dhe kërkoi optimizëm nga skuadra.
“Jemi një ekip, të gjithë bashkë. Kur je trajner i Real Madridit, je i përgatitur. Jam shumë i motivuar për atë që vjen – dhe gjithçka nis nesër. Duam të përmbysim situatën, gjë krejt normale në futboll. Gjithçka që mendojmë është Manchester City. Në futboll, për mirë apo keq, gjërat ndryshojnë shumë shpejt.”
Pas disa përplasjeve të raportuara me figura kyçe në ekip, si Fede Valverde dhe Vinicius Junior, marrëdhëniet e Alonsos me dhomën e zhveshjes janë vënë fort nën vëzhgim. Pas fitores bindëse në El Clasic



