Xavi: Ja çfarë iu thashë njerëzve pas seancës së parë me Guardiolan
E gjithë bota e futbollit u befasua kur Guardiola u bë trajner i Barcelonës në vitin 2008
Tekniku spanjoll tani është njëri nga më të mirët në botë duke fituar trofe në çdo klub ku ka qenë, transmeton Periskopi.
Xavi, i cili ishte lojtari kryesor i Guardiolas ka zbuluar disa gjëra rreth trajnerit të tij i cili kishte një start jo të mirë te Barça.
“Kishte shumë dyshime kur ai filloi punën te Barcelona,” ka thënë Xavi për ‘Daily Mail’.
“Unë e mbaj mend, ne filluar sezonin me humbje dhe barazim.
“Edhe pse ishin vetëm dy ndeshje, unë u thashë shokëve dhe familjes ‘Nëse ju na shihni vetëm mënyrën se si stërvisim, do ta kuptoni që ne do të fitojmë tituj’.
“Pep ishte pak nervoz! Ai po luante për të ardhmen e tij, por gjërat shkuan në mënyrë perfekte dhe ne fituam gjithçka,”.
Kujtojm që Guardiola qysh në vitin debutues si trajner fitoi tripleten me Barcelonën. /Periskopi/




