Xavi: Wilshere mund të bëhet ndër më të mirët

Xavi: Wilshere mund të bëhet ndër më të mirët

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez thotë se huazimi i mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere mund t’i bëjë mirë këtij të fundit.

Anglezi i londinezëve pritet të largohet në formë huazimi nga Emirates Stadium deri në fund të këtij sezoni.

Tutje, Xavi shton se 24-vjeçari mund të bëhet një ndër mesfushorët më të mirë në botë, nëse nuk lëndohet.

“Huazimi i tij mund të jetë i mirë për të”, deklaroi Xavi.

“Ai duhet të luajë dhe ka nevojë për ushtrime dhe nëse e bën këtë, jam i sigurt se ai do të ketë një karrierë të madhe te Arsenali”.

“Ai është ende një lojtar i ri, dhe në qoftë se ai lë pas vetës lëndimet, atëherë nuk ka asnjë arsye që ai të mos bëhet një ndër mesfushorët më të mirë në Evropë”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: