Xhafer Gashi me ftesë publike para balotazhit

Xhafer Gashi me ftesë publike para balotazhit

Kandidati për kryetar të Obiliqit Xhafer Gashi dhe kryetari aktual nga LDK, u ka bërë një ftesë publike para balotazhit të 9 nëntorit, shkruan Periskopi.

Gashi ka ftuar qytetarët që ta votojnë edhe për një mandat.

Postimi i plotë:

FTESË PUBLIKE DREJTUAR QYTETARËVE TË KOMUNËS SË OBILIQIT

Të nderuar qytetarë të Komunës së Obiliqit,

Të dielën, më 9 nëntor, qyteti ynë përsëri do të jetë në qendër të një vendimi të rëndësishëm.
Do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune, një ditë që na ofron mundësinë të tregojmë edhe një herë pjekuri qytetare, kulturë demokratike dhe përgjegjësi të lartë.

Ju ftoj me gjithë zemër që të dilni në votime, me familjet tuaja, me prindërit dhe të rinjtë tanë, në mënyrë të qetë e dinjitoze.

Vota është forca më e madhe që ka qytetari. Ajo është shprehja e vullnetit të lirë dhe besimit në të ardhmen që duam të ndërtojmë bashkë.

Gjatë këtyre viteve kemi punuar shumë për zhvillimin e komunës sonë, nga projektet infrastrukturore, në arsim, kulturë dhe mirëqenie sociale. Por rrugëtimi ynë nuk ndalet këtu. Shumë projekte madhore janë nisur dhe presin të përfundojnë, prandaj bashkë duhet t’i çojmë deri në fund.

Për këtë arsye, ju ftoj që në fletën e votimit të rrethoni numrin 113 dhe të më besoni edhe një mandat tjetër për t’i finalizuar këto projekte me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë.

Le ta dëshmojmë së bashku se Obiliqi është shembull i qytetarisë, i unitetit dhe i kulturës demokratike.

Të votojmë të gjithë, pa penguar askënd, me respekt për mendimin e secilit, sepse vetëm kështu ndërtohet e ardhmja e një vendi të ndritur dhe me vlera njerëzore.

Me respekt e përkushtim,
Xhafer Gashi
Kandidat për Kryetar të Komunës së Obiliqit

Shpërndaje në: