Xhafer Gashi njofton se do të jetë kandidat për deputet nga LDK
Pas 12 viteve angazhim si kryetar i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gashi vlerëson përvojën e tij të gjatë në zhvillimin e komunës, zbatimin e ligjeve dhe realizimin e projekteve të rëndësishme, duke theksuar gjithmonë punën në shërbim të qytetarëve të Obiliqit.
“Pas një periudhe të gjatë angazhimi lokal, ka ardhur koha për një hap të ri. Synimi im është të shërbej me përkushtim të gjithë qytetarëve të Kosovës,” deklaroi ai.
Postimi i plotë:
Pas 12 viteve angazhim si Kryetar i Komunës së Obiliqit, kam pasur fatin që me punë dhe përkushtim të kontribuoj në transformimin e qytetit tonë. Gjatë këtyre viteve kam dhënë maksimumin në zhvillimin e komunës, në zbatimin e ligjeve dhe realizimin e projekteve të rëndësishme, duke punuar gjithmonë me përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve të Obiliqit.
Tani ka ardhur koha për një hap të ri.
Do të jem kandidat për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me synimin që t’u shërbej me përkushtim të gjithë qytetarëve.
Xhafer Gashi



