Xhafer Tahiri e falënderon VV-në pas koalicionit në Vushtrri: Jam besimtar, e mira kthehet me t’mirë

Xhafer Tahiri e falënderon VV-në pas koalicionit në Vushtrri: Jam besimtar, e mira kthehet me t’mirë

Një koalicion paszgjedhor është arritur sot në Vushtrri mes kandidatit të LDK dhe atij të Vetëvendosjes, shkruan Periskopi.

Periskopi raportoi sot se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri këtë marrëveshje e ka nënshkruar pa pasur autorizim nga partia dhe kryetari i LDK-së.

 

“Të nderuar/a, Ju rikujtojmë se Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosoves nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion para certifikimit të rezultateve zgjedhore. Çdo veprim individual do të trajtohet në organet më të larta partiake, sipas Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kërkesat për koalicione shtrohen nga Degët tek Kryesia pas certifikimit të rezultateve dhe trajtohen me kohë. Me respekt, Sekretariati i LDK-së”, thuhet në mesazhin e siguruar nga Periskopi.

Pak minuta më vonë, u publikuan edhe fotot nga vendi i ngjarjes, ku i pranishëm qe edhe lideri i VV-së, Albin Kurti.

Kurse pas këtij nënshkrimi Albin Kurti u deklarua para qytetarëve të pranishëm.

Kurti tha se kjo marrëveshje e arritur sot është për të mirën e qytetarëve të Vushtrrisë.

“Le të punojmë çdo orë që këtë marrëveshje të bashkëqeverisjes që bëmë sot ta realizojmë me bashkëqeverisje pas nëntorit me kryetarin Sylejman Meholli e me qytetarët që do të bëjnë punë të mira për qytetarët pa dallim të cilët i dojmë shumë, e na duan bashkë këtu”.deklaroi Kurti, shkruan lajmi.net.

Kurse kandidati i LDK-së në zgjedhjet e 12 tetorit, Xhafer Tahiri falënderoi VV-në që më 2017 e kishin mbështetur partinë e LDK-së në këtë qytet.

“Në emër tim në emër të kryesisë së LDK-së në Vushtrri dhe në emër të asamblistëve më lejoni t’u falënderoj për prezencën e juaj dhe them se kjo marrëveshje nuk është kundër askujt por është për qytetarët në Vushtrri. Duke qenë besimtar, unë besoj se e mira duhet të kthehet me të mirë. Më 2017 VV ka mbështetur ndryshimin në Vushtrri, sot LDK e kthen në Vushtrri këtë mbështetje në qytetin e Vushtrrisë”, tha Tahiri./Periskopi/

 

Pa izen e Lumir Abdixhikut, Xhafer Tahiri bën marrëveshje me VV për balotazh në Vushtrri (dokument)

Shpërndaje në: