Xhaferi i bindur se LDK e fiton Prishtinën dhe e rikthen Gjilanin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7 ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor.
Xheferi ka thënë Hajrulla Çeku nuk do të duhej të kandidohej për keyetar të kryeqytetit. Sipas tij, Çeku njihet si bllokuesi i projekteve të Prishtinës.
“Ne kemi pasur në Prishtinë bllokada të mëdha nga Hekuran Murati sa i përket buxhetit, kemi pasur edhe bllokada të mëdha sa i përket ministrit Hajrulla Çeku i cili është edhe kandidat për Prishtinën. Po të isha unë Hajrulla Çeku nuk do të kisha kandisu për Prishtinën për shumë arsyje. Sepse po t’i përmendi disa projekte të cilat janë të bllokuar në Prishtinë. Platforma Pallati i Rinisë me Arbërinë, rruga ‘Rexhep Luci’, sheshi ‘Xhorxh Bush’, rruga ‘Agim Ramadani'”, ka thënë ndër të tjera Xhaferi.
Xhaferi është i bindur se Prishtinën edhe për një mandat katër vjeçar do ta udhëheq kryetari aktual Përparim Rama.
“LDK e ruan Komunën e Prishtinës sepse nuk ka kandidatë potencial i cili i del ballë pjesë së Ramës për kryetar të Prishtinës”, ka thënë ai.
Ndërsa, sa i përket kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Arbër Ismajli, Xhaferi ka dhënë disa arsyje pse Gjilanin duhet ta udhëheqë ish- nënkryetari i kësaj komune.
“Arbër Ismajli vjen me një eksperiencë jashtëzakonisht të madhe në fushën lokale. Pra një herë shef i kabinetit njëherë nën-kryetar i Gjilanit. Sa kemi qenë në ministri e kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Tërë kohën kanë thirrë në ministri për projketet të cilat duhet me i ndodhë Gjilanit. P.sh kanë nisur punën Gjilan- Prishtinë, Gjilan-Kllokot, Gjilan- Kamenicë e kemi përfunduar unazën e Gjilanit”.
“Njerëzit energjik duhet t’i rikthehen komunës. Arbëri me eksperincën e tij ia kthen Gjilanit një frymë të angazhimit, frymë të punës në teren. Arbëri ka një ekip jashtëzakonisht të mirë, ekip profesional me eksperiencë dhe do të duhej të ishte kryetari i Gjilanit”, ka thënë Xhaferi.
Xhaferi është i bindur se LDK do t’i mbajë komunat ku qeverisë por do t’i fitojnë edhe komunat si Gjilanin, Podujevën, Suhrekën, Rahovecin, Gjakovën./Periskopi/



