Xhaka dhe Mustafi urojnë se bashku shqiptarët për 28 nëntor

Xhaka dhe Mustafi urojnë se bashku shqiptarët për 28 nëntor

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë dy nga lojtarët më të njohur shqiptarë, të cilët çdo herë e më shumë na bëjnë krenarë me paraqitjet e tyre në Ligën Premier.

Dyshja e Arsenalit janë mjaft të afër mes vete, ata shikohen gjithmonë afër njëri-tjetrit në festat pas fitoreve, në autobus, por edhe në stërvitje.

Me këtë rast mbrojtësi dhe mesfushori shqiptar kanë postuar një fotografi nga stërvitja, ku shikohet dyshja duke bërë shqiponjën dy krenare, kjo për të uruar gjithë shqiptarët për festen e flamurit.

“Ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, gëzuar ditën e FLAMURIT”, ka shkruar Xhaka në Facebook. /Periskopi

Shpërndaje në: