Xhaka e ‘bombardon’ De Biasin me postimin në Facebook
Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka ka reaguar ndaj vendimit të Gianni De Biasit për të mos e ftuar atë.
Edhe pse Xhaka pati një sezon mjaft të suksesshëm me klubin e tij të Baselit, me të cilin fitoi Kupën dhe Ligën e shtetit, ai nuk është ftuar prë ndeshjet e Shqipërisë ndaj Luksemburgut dhe Izraelit.
Pasi mbeti jashtë listës së lojtarëve të ftuar, Taulanti përdori profilin e tij në rrjetin social Facebook për të shprehur mendimet e tij. /Periskopi/




