Xhaka i jashtëzakonshëm, çfarë asisti bën me kokë (VIDEO)
Sunderlandi i Granit Xhakës, ka barazuar 1:1 ndaj Aston Villas, në ndeshjen e javës së pestë në Premier League.
Ishte pikërisht ai, që e mundësoi barazimin e rezultatit, pas një asistimi me kokë në minutin e 76-të.
Autor ishte Isidor, i cili realizoi një gol goxha të bukur.
Aktualisht “Macet e zeza” renditen në vendin e shtatë në ligën elitare të futbollit anglez.
Pas javës së pestë i kanë shtatë pikë, transmeton Periskopi.



