Xhaka ka një lajm të keq për Cristiano Ronaldon

Xhaka ka një lajm të keq për Cristiano Ronaldon

Granit Xhaka beson se skuadra e Zvicrës mund të shënojë sërish fitore në ballafaqimin me ekipin portugez dhe Cristiano Ronaldos.

Granit Xhaka nuk ka frikë nga dueli me Portugalinë.

Madje, ai ka thënë se skuadra e Zvicrës mund të shënojë sërish fitore në ballafaqimin me ekipin portugez dhe Cristiano Ronaldos.

“Pse duhet të fitoj Zvicra? Sepse ne kemi mjaft klasa dhe vetëbesim në ekip. Ne kemi respekt, natyrisht, por nuk kemi frikë nga kampioni i Evropës”, ka deklaruar Xhaka për Blick.

Në ndeshjen e parë Zvicra e kishte mposhtur Portugalinë, e cila ishte pa yllin e saj, Cristiano Ronaldon.

“Do të jetë një lojë e ndryshme sesa në ndeshjen e parë. Nëse e humbisni ndeshjen tuaj të parë si kampion evropian, ju e dini se çfarë do të ndodhë me ju. Cristiano Ronaldo nuk ishte në takimin e parë. Portugalia me Ronaldon është ndryshe”, ka theksuar ylli i Arsenalit.

Shpërndaje në: