Xhaka: Krenar që udhëhoqa Zvicrën si kapiten
Xhaka, mori shiritin e kapitenit në mungesë të Stephan Lichtsteiner, duke ndihmuar ekipin e tij për të fituar ndeshjen e tretë në Grupin B, për të udhëhequr grupin.
“Tri ndeshje nëntë pikë, udhëheqim grupin! Ndeshja ime e parë si kapiten ishte kënaqësi, përgjegjësi dhe nder i veçantë. Faleminderit”, ka shkruar mesfushori i Arsenalit.



