Xhaka me fjalë të mëdha për Arsenalin

Xhaka me fjalë të mëdha për Arsenalin

24-vjeçari nga Kosova kaloi te gjigandi anglez në verën e këtij viti, ndërsa ka shkëlqyer me paraqitje, ku vlen të theksohet se ka shënuar edhe dy gola.

“Jam me të vërtetë duke shijuar jetën këtu”, deklaroi Xhaka.

“Çdo gjë shkon sipas planit dhe gjërat janë të planifikuara shumë mirë këtu. Ju mund ta shihni se ky është një klub me shumë klasë. Jam shumë krenar që luaj për një klub të tillë dhe që jam një ‘topçi’. Kjo më bën dyfish krenar që i jam bashkuar kësaj skuadre. Kjo është rruga e përsosur”, shtoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: