Xhaka në formacionin e dështakëve të Premierligës (Foto)

Xhaka në formacionin e dështakëve të Premierligës (Foto)

Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të dobët të vitit në Premierligë.

‘Goal.com’ ka publikuar formacionin e lojtarëve më të dobët të sezonit në Premierligë, dhe në formacion bën pjesë edhe Granit Xhaka, shkruan Gazeta Blic“Mesfushori zviceran u transferua në ‘Emirates’ për të forcuar mesfushën e londinezëve.

Por, sezoni i parë i tij në Angli dëshmoi tendencën e tij për të vënë në rrezik bashkëlojtarët, shkaku i mungesës së disciplinës.

Ish-mesfushori i Monchengladbach krijoi shumë ndërhyrje të palejueshme dhe u ndëshkua dy herë me të kuq gjatë sezonit, duke ndikuar në formën e dobët të ekipit”, shkruan ‘Goal’ në analizën për Xhakën.

Pjesë e këtij formacioni janë edhe dy yjet e ish-kampionit Leicester Cityt, Riyahd Mahrez dhe Robert Huth, derisa në 11-she bëjnë pjesë edhe yjet e Manchester United, Wayne Rooney e Marouane Fellaini.

Më poshtë e keni formacionin e më të dobtëve të sezonit në Premierligë.

Shpërndaje në: