Xhaka në pikëpyetje për sfidën ndaj Arsenalit
Granit Xhaka mbetet në dyshim për përballjen ndaj Arsenalit. Mesfushori i Sunderlandit ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi dhe ende nuk është konfirmuar rikthimi i tij.
Trajneri Regis Le Bris, në konferencën për media para ndeshjes së javës së 25-të në Premier League, theksoi se gjendja e Xhakës po vlerësohet nga stafi mjekësor dhe vendimi për aktivizimin e tij do të merret në momentet e fundit.



