Xhaka nuk udhëton me Arsenalin për ndeshjen ndaj Cityt, kjo është arsyeja

Xhaka nuk udhëton me Arsenalin për ndeshjen ndaj Cityt, kjo është arsyeja

Arsenal luan sot si mysafir i Manchester Cityt, me fillim nga ora 17:30. 

‘Topçinjët’ vazhdojnë të përballen me mungesa të mëdha për shkak të lëndimeve, por edhe me mungesë transferimesh.

Në afatin kalimtar të janarit ekipi i Emery transferoi vetëm mesfushorin e Barcelonës, Denis Suarez, i cili pavarësisht gjithave nuk e mbush bollëkun që ka klubi londinez, raporton Periskopi.

Image result for Granit xhaka arsenal

Për t’iu vështirësuar edhe më shumë punët, Granit Xhaka i ka dhënë një lajm të keq ish-trajnerit të Sevillas e PSG.

Mesfushori zvicerian nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Manchesterit për shkak të një lëndimi të vogël në këmbën e majtë. 26 vjeçari ka qenë pikë kyçe për lojën që aplikon trajneri Emery.

Kësaj lista mungesash i bashkohet edhe Hector Bellerin, Rob Holding, Sokratis Papastathopoulos, Henrikh Mkhitaryan, Maitland-Niles dhe Danny Welbeck. /Periskopi

Shpërndaje në: