Xhaka- Panucci, ndodhi ajo qe pritej
Megjithëse nuk ishte titullar në këtë ndeshje të Baselit ndaj Luzernës, Panucci është njohur më së miri me aftësitë e Xhakës dhe rolin e tij të rëndësishëm në skuadër dhe menjëherë ka udhëtuar drejt Zvicrës për ta njohur nga afër mesfushorin 26-vjeçar.
Për herë të fundit pjesë e kombëtares, Xhaka ishte në Palermo në ndeshjen ndaj Italisë dhe menjëherë pas përfundimit të asaj ndeshje ai u largua nga grumbullimi pasi ishte i pakënaqur me vendimet e ish-trajnerit De Biazi kundrejt tij që prej kampionatit europian “Francë 2016”.
Ndërrimi i trajnerit në kombëtare është dhe një mundësi e re edhe për Xhakën i cili gjatë ndeshjeve të muajit qershor u la jashtë liste në formë ndëshkimi për largimin nga kombëtarja.



