Xhaka publikon një urim emocionues për nënën e tij
Xhaka falënderon nënën e tij për përkushtimin dhe netët pa gjumë dhe të lodhshme që ka kaluar për rritjen e fëmijëve.
Ky është mesazhi i plotë i Granit Xhakës:
“8 MARSI një ditë e veçantë për të gjithë nënat tona, por në fakt çdo ditë duhet t’u përulemi e ti falenderojmë shumë për gjithçka kanë bërë për ne. Sa net pa gjumë kalon një nënë duke menduar për ne dhe duke u kujdesur për ne pa pushuar asnjë minutë. E si mund të shpreh unë me fjalë gjitha ato që ti meriton nëna ime! Çdo fjalë që unë mund të them është shumë pak NËNA IME.
Të them nga zemra që je gjithçka për mua dhe gjatë gjithë jetës time do të jem mirënjohës. Pa ty nuk do isha ky që sot jam. Ti më frymzon të eci i sigurt përpara.
Të dua Shumë NËNA ime! ??????
Gëzuar festën Edhe Shumë e Shumë festa së bashku”.



