Xhaka reagon ashpër rreth Kosovës
Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka ka reaguar pas zërave të shumtë që e akuzojnë atë pse nuk erdhi për të luajtur për Kosovën.
Ai thotë se i ka ardhur në maje të hundës fakti që duhet të justifikohet gjithnjë për zgjedhjen e tij.
“Më ka ardhur në maje të hundës që duhet të justifikohem gjithnjë. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë presioni më ushtrohet. Letra ime në instagram e shpjegon qartazi përse unë vendosa të luaj për kombëtaren zvicerane në të ardhmen”, ka thënë Xhaka. /Periskopi.com



