Xhaka shumë serioz, ka një kërkesë për tifozët e Arsenalit para ndeshjes me Man United

Xhaka shumë serioz, ka një kërkesë për tifozët e Arsenalit para ndeshjes me Man United

Arsenal dhe Manchester United luajnë nesër ndeshjen më interesante të kësaj xhiro në Premier Ligë, me fillim nga ora 17:30. 

Ndeshja mes këtyre të dy ekipeve është tejet interesante, pasi diferenca mes tyre është vetëm një pikë, me ekipin e Solskjaer që gjendet në vendin e katërt, ndërsa ai i Emeryt një pozitë më poshtë.

Për këtë ndeshje ka reaguar edhe mesfushori zvicerian, Granit Xhaka, i cili ka kërkuar nga tifozët mbështetje të madhe nesër në ‘Emirates’, raporton Periskopi.

”Çfarë është e rëndësishme tani është se jemi të gjithë të bashkuar deri në fund të sezonit. Ne me të vërtetë kemi nevojë për mbështetjet tuaja nesër, le ta bëjmë një të dielë speciale”, shkroi Xhaka në profilin e tij në Facebook. /Periskopi/

Shpërndaje në: