Xhavit Haliti i quan qesharake deklaratat se LAA i ka votat e dy deputetëve të minoriteteve

Xhavit Haliti i quan qesharake  deklaratat se LAA i ka votat e dy deputetëve të minoriteteve

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka komentuar deklaratat e Avdullah Hotit i cili tha se LAA ka mbështetja edhe të deputetëve të minoriteteve.

E këto deklarata Haliti po i quan si qesharake, madje ai tha se nga informacionet zyrtare që ka nga Kryesia e PDK-së dhe nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, koalicioni PAN ka siguruar të paktën 62 deputetë të cilët do ta votojnë Qeverinë Haradinaj.

“Unë te paktën personalisht nga informacionet zyrtare që i kam nga kryesia e PDK-së, dhe nga kryetari i AAK-së, i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj është që koalicioni PAN i ka 62 vota deri tash dhe janë duke vazhduar bisedimet edhe me deputetët të tjerë”, ka thënë ai për Gazeta Blic.

Haliti më tej ka thënë se përpjekjet për t’i arritur numrat e deputetëve të nevojshëm dhe ‘fushata’ që është bërë për këtë ai e ka quajtur qesharake.

“Edhe pse PAN i ka numrat për formimin e qeverisë, fushata e gjitha koalicioneve për sigurimin e numrave të deputetëve të nevojshme për formimin e qeverisë është legjitime. Mirëpo deklarimet e zyrtarëve të të gjitha palëve rreth çështjes së numrave është bërë pak edhe qesharake”, ka përfunduar ai.

Ndryshe dje i nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit LAA, Avdullah Hoti ka thënë se tashmë kanë edhe votat e dy deputetëve të minoriteteve.

Hoti këtë lajm e ka bërë të ditur për një postimi në rrjetin e tij social facebook ku tha se: “Në Prizren, me Ministrin Rasim Demiri, kryetar i Vakatit dhe tash deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe deputetin e legjislaturës së kaluar Qerim Bajrami. Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë këtij mandati dhe do të vazhdojmë të punojmë bashkë edhe ne mandatin e ardhshëm për të përmirësuar jetën e komunitetit boshnjak në gjithë Kosovën”.

 

Shpërndaje në: