Xhaxhai i Loredanës, zytar i lartë i Ipeshkvisë së Kosovës (Foto)
Loredana Zefi përmes rrjeteve sociale, ditë më parë bëri të ditur se ka humbur babain.
Së fundi, reperja i ka kushtuar disa fjalë xhaxhait të saj, Don Shan Zefi.
Bukuroshja ka zbuluar përmes llogarisë personale në Instagram se xhaxhai i saj është Don Shan Zefi, Kancelar Ipeshkvor i Kishës Katolike të Kosovës.
“Don Shan Zedi dhe axha im! I cili na ka mesuar te jemi gjithmone ne rrugen e zotit dhe qe na mbush zemren me plot dashuri!”, ka shkruar Loredana.
Për ndryshe, emri i Loredanës muajt e fundit ka qenë shumë i komentuar në titujt rozë, kjo për shkak të akuzës së një çifti zviceran, që pretendojnë se iu morën para me mashtrim, detyrim e kërcënim.




